Deputetët britanikë filluan sot shqyrtimin e planit të Boris Johnson për të rishikuar marrëveshjen e Brexit, që shkaktoi protesta edhe brenda shumicës konservatore dhe rrezikon përfundimin e një marrëveshjeje tregtare me Bashkimin Europian.
Pesë ish-kryeministrat britanikë ende gjallë, përfshirë David Cameron, kritikuan ligjin e tregut të brendshëm, duke nxitur debate të nxehta pasdite dhe në mbrëmje në Dhomën e Komunëve.
“Ky projektligj shkel ligjin ndërkombëtar në një mënyrë shumë specifike dhe të kufizuar, duke kundërshtuar pjesët e marrëveshjes së tërheqjes nga BE që Londra u zotua më pak se një vit për të përmbushur, në veçanti Protokollin e Irlandës së Veriut”, pranoi edhe vetë qeveria britanike.
Brukseli ka kërcënuar të marrë masa ligjore dhe e sheh projektligjin si një goditje të besimit të ndërsjellë, pasi të dy palët kanë vetëm disa javë për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe për të shmangur një ndarje brutale më 1 janar 2021, që korrespondon me përfundimin e periudhës së tranzicionit.