ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual 9 hours ago
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit 9 hours ago
Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër 9 hours ago
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike 9 hours ago
A mund t’i fitojë vërtet Nigel Farage zgjedhjet e ardhshme? Ja çfarë thonë sondazhet 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Parlamenti Britanik gjykon se shumica e kërkesave shqiptare për azil janë të pabaza

albnews by albnews
12 June, 2023
in Albania, UK
0
Parlamenti Britanik gjykon se shumica e kërkesave shqiptare për azil janë të pabaza
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioni për Punët e Brendshme në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar publikoi të hënën raportin mbi hetimin e tyre mbi shkaqet e emigrimit të shqiptarëve me gomone, në të cilin vërehet se shumica duket se shkojnë në Angli “për arsye ekonomike”, ndonëse një pjesë e vogël janë viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë nevojë për mbrojtje.

Statistikat e mbledhura nga hetimi tregojnë se gjatë vitit 2022, 12 mijë deri në 15,500 shqiptarë kaluan kanalin La Manche që ndan Francën nga ishujt Britanikë me gomone për të kërkuar azil në Angli, shumica dërrmuese e të cilëve janë meshkuj të rritur. Gjatë vitit 2021, vetëm 800 shqiptarë kishin kapërcyer kanalin me gomone. Situata duket se është kapërcyer tashmë dhe fluksi është ndërprerë. Në shkurt të këtij viti mbërritën vetëm 50 emigrantë shqiptarë.

RelatedPosts

Pas sulmit në Manchester, Starmer: Britania garanton mbështetje për komunitetin hebre, mbrojtje 24 orë për shkollat e sinagogat

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

“Shqipëria është një vend i sigurt, nuk është në luftë dhe është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” shkruhet në deklaratën mbi raportin të publikuar në faqen e internetit të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. “Nuk  ka bazë të qartë që Mbretëria e Bashkuar të pranojë në mënyrë rutinë mijëra aplikime për azil nga shtetasit shqiptar,” thuhet në konkluzionet e hetimit.

Sipas konkluzionit të hetimit, arsyeja kryesore e emigrimit të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar lidhet me kushtet më të mira të jetesës atje dhe jo me ndonjë lloj persekutimi politik në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshje për riatdhesim të shpejtë të azilkërkuesve si dhe për transferimin në burgjet shqiptare të shqiptarëve të burgosur për krime të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Një e treta e shqiptarëve do të ikë

Raporti vëren gjithashtu se rreth 40% e popullsisë shqiptare sakaq ka emigruar, por ka ende shumë që dëshirojnë të emigrojnë. Raporti citon një anketim të kryer nga Sëiss Contact në Shqipëri, ku 35% e popullsisë rezidente në Kukës deklaruan se duan të ikin dhe nga ata që duan të ikin, 59% preferojnë Mbretërinë e Bashkuar.

Arsyet e emigrimit, sipas pjesëmarrësve në anketim, janë kostot e larta të jetesës, mungesa e punës në Shqipëri, varfëria e mungesa e shërbimeve bazë. Katër në dhjetë pjesëmarrës thanë se ishin “shumë dakord” me deklaratën se “për të rinjtë nuk ka opsion tjetër veç emigrimit me çdo kusht”.

Emigrimi po than Shqipërinë nga forca punëtore duke krijuar perspektivën e një krize afatgjatë ekonomike dhe shoqërore. Të 15 mijë shqiptarët e larguar vitin e kaluar përbëjnë një në çdo pesëdhjetë qytetarë meshkuj të moshës 15-40 vjeç, ndërsa vlerësimet e INSTAT sugjerojnë se popullsia në grupmoshat e reja po tkurret në mënyrë dramatike nga emigrimi duke sjellë për rrjedhojë, një deficit të pritshëm në zgjerim në skemën e pensioneve gjatë dekadës së ardhshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

2 October, 2025
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër

2 October, 2025
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result