Parlamenti Evropian u shpreh sot i shqetësuar për respektimin e të drejtave të qytetarëve pas Brexit, veçanërisht për shtetasit evropianë të vendosur në Britaninë e Madhe.
Në një rezolutë, të votuar me shumicë votash, 610 pro, 29 kundër dhe 68 abstenime, eurodeputetët shprehën shqetësim për menaxhimin e kërkesave të residentit të përhershëm depozituar në Britaninë e Madhe.
Tërheqja britanike është parashikuar më 31 janar, e pasuar nga një periudhë tranzicioni, gjatë të cilës legjislacioni europian do të vazhdojë të aplikohet, deri në fund të vitit.
“Një pjese të konsiderueshme të qytetarëve europianë, që kanë kërkuar një status të residentit të përhershëm në Britaninë e Madhe, u është dhënë vetëm statusi i rezidentit të përkohshëm”, theksoi Parlamenti Evropian, që mendon se kjo situatë do të duhet të shmanget nëse Britania e Madhe zgjedh një alternativë tjetër.
Sipas Parlamentit Evropian, qëndrimi i adiministratës britanike ka shkaktuar pasiguri dhe një ankth të panevojshëm tek qytetarët europianë./ATSH/