Parlamenti Evropian: Pas 5 nëntorit nuk e njohim më Lukashenkon si president

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për sanksione europiane ndaj presidentit bjellorus Aleksander Lukashenko, në të njëjtën kohë duke dënuar shtypjen e dhunshme të demonstruesve.

Në një rezolutë të miratuar sot me 574 pro, 37 kundra dhe 82 abstenime, Parlamenti Europian hodhi poshtë rezultatet zyrtare të të ashtuquajturave “zgjedhje presidenciale” të cilat u zhvilluan në Bjellorusi në 9 gusht, pasi ato u mbajtën “në shkelje flagrante të të gjitha standardeve të njohura ndërkombëtarisht”.

”Sapo të skadojë mandati i udhëheqësit autoritar në largim Aleksander Lukashenko më 5 nëntor, Parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit”, thuhet në rezolutën e PE.

Share This Article