Parlamenti Evropian u ndalon diplomatëve iranianë hyrjen në Evropë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti Evropian u ka ndaluar të gjithë diplomatëve dhe përfaqësuesve iranianë hyrjen në ambientet e tij.

Presidentja e PE, Roberta Metsola, në një postim në rrjetin social Twiter, shkruan se “nuk mund të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

“Ndërsa populli i guximshëm iranian vazhdon të mbrojë të drejtat dhe lirinë e tij, sot kam marrë vendimin për të ndaluar hyrjen e të gjithë stafit diplomatik dhe çdo përfaqësuesi tjetër të Republikës Islamike të Iranit në të gjitha ambientet e Parlamentit Evropian”, shkroi ajo në X.

“Ky kuvend nuk do të ndihmojë në legjitimimin e një regjimi që e ka mbajtur veten përmes torturës, shtypjes dhe vrasjeve”, thuhet në mesazhin e presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Share This Article