Projektligji “Ratifikimi i protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut” u ratifikua sot gjatë seancës plenare të Parlamentit grek.
Pro hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO votuan 153 deputetë.
Gjatë votimit nominal, të gjithë anëtarët e Syriza-s si dhe tetë deputetë të pavarur votuan pro.