Parlamenti grek miraton Ligjin për azilkërkuesit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti grek miratoi sot një projektligj të kundërshtuar që ashpërson legjislacionin për azilkërkuesit pavarësisht kritikave të Këshillit të Evropës dhe shumë OJQ-ve, mes të cilave Amnesty International.

Teksti u miratua në parim nga maxhoranca qeveritare e të djathtës Demokracia e Re ndërkohë që partitë e opozitës së majtë kanë dënuar dispozitat që e bëjnë më të vështirë dhënien e azilit në Greqi.

Duke u përballur me rritjen e numrit të imigrantëve dhe refugjatëve këto muajt e fundit, qeveria e djathtë e Kyriakos Mitsotakis në pushtet që prej muajit korrik, ka njoftuar ashpërsimin e procedurës së dhënies së azilit.

Kryeministri rikonfirmoi në Parlament vullnetin e tij për të daluar refugjatët nga imigrantët.

“Ky ligj për azilin dërgon një mesazh të qartë për ata që e dijnë që nuk mund të marrin azil dhe do të vijnë për të qëndruar në vendin tonë do të rikthehen në vendet e tyre dhe do të humbin paratë e investuara në udhëtimin e tyre”, nënvizoi ai./ATSH/

Share This Article