Parlamenti i Estonisë pritet të shpallë Rusinë si “vend terrorist”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Rusia është një shtet terrorist”. Kjo është kryefjala e mocionit parlamentar që do të diskutohet sot në Riigikogu, Kuvendin e Estonisë, një definicion që po të zyrtarizohet, siç pritet tashmë, do të përbente një risi për një vend të Bashkimit Europian dhe anëtar i NATO-s.

Vendimi do të sjellë tensione të shtuara në marrëdhëniet e Tallin me Moskën, që janë gjithsesi në pikën më të ulët që kur republika baltike shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, më 20 gusht të vitit 1991.

Estonia cilësohet si më i përparuari dhe me nivelin e jetesës më të lartë nga vendet ish-sovjetike

Pikërisht në gusht të këtij viti, një ditë pasi autoritetet estoneze filluan të zbatojnë vendimin për heqjen e të gjitha monumenteve të epokës sovjetike, vendi që cilësohet si një nga më të përparuarit në fushën digjitale u godit nga një sulm kibernetik të dimensioneve të mëdha, që pothuajse paralizoi rreth 200  portale të rëndësishme qeveritare si ai i taksave, për të cilin u akuzua  grupi i hakerave rus Killnet, që dyshohet se mbështetet nga shërbimet sekrete të Moskës.  

Rreziku nga Rusia është prioritet për vendin që cilësohet si më i përparuari dhe me nivelin e jetesës më të lartë nga vendet ish-sovjetike. Tallin e sheh veten si objektivi i radhës së Moskës, në rast të një fitore ruse në fushëbetejën ukrainase.

 “Estonia nuk do të njohë kurrë cenimin e integritetit territorial të Ukrainës si rezultat i një agresioni të turpshëm dhe të një referendumi të rremë”, shkruhet ndër të tjerat në mocionin parlamentar që pritet të votohet ditën e sotme.

Share This Article