Në zgjedhjet e 2 prillit në Kantonin e Gjenevës, shqiptarët kanë fituar 4 ulëse, Xhevrie Osmani, Leonard Ferati, Arbër Jahija dhe Skënder Salihi janë katër shqiptarët pjesë e këtij parlamenti kantonal. Leonard Ferati (PS) është deputeti më i ri zviceran, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch. e cila ka botuar edhe fjalën e plotë të z. Ferati në ceremoninë e betimit si deputete i legjislaturës së tretë, 28 prill 2023.
Leonard Ferati: Unë premtoj solemnisht:
Të marr si udhërrëfyes të vetëm në ushtrimin e funksioneve të mia interesat e Republikës në dritën e ndërgjegjes sime, të qëndroj rreptësisht i lidhur me përcaktimet e kushtetutës dhe të mos harroj kurrë faktin se atributet e mia janë vetëm një delegim i autoriteti suprem i popullit; të respektojë të gjitha detyrat që bashkimi ynë i ngarkon Konfederatës Zvicerane dhe të ruajë nderin, pavarësinë dhe prosperitetin e atdheut.
Pikërisht me vetëdijen e rrugës së përshkuar dhe pengesave që më ka vendosur jeta sot e bëra betimin.
Gjithashtu, me të njëjtën vetëdije dhe të njëjtën ndjenjë përgjegjësie do të përpiqem t’u shërbej sa më mirë interesave të komunitetit dhe të dëgjoj zërin e atyre që dëgjohen më pak.
Prania ime në këtë parlament është një privilegj. Megjithatë, do të ishte egoiste nga ana ime të mos përmendja të gjithë ata që duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të pasur këtë lloj përgjegjësie.
Kjo është arsyeja pse unë do të përpiqem sa më shumë që të jetë e mundur që përvojën time ta bëj të arritshme për më të rinjtë, veçanërisht ata në lagjet e klasës punëtore.
Unë jam fizikisht në këtë parlament, por ju jeni me mua, sepse ju kam borxh këto zgjedhje.