Parlamenti i heq imunitein ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 19: Austrian Chancellor in waiting Sebastian Kurz arrives ahead of a European Council Meeting at the Council of the European Union building on October 19, 2017 in Brussels, Belgium. Britain's Prime Minister Theresa May attends along with the other 27 members Heads of State. Under discussion are the Iran Nuclear Deal, Brexit and North Korea. Mrs May has offered assurances to EU nationals that her government will make it as easy as possible to remain living in the United Kingdom after Brexit. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Tani mund të hetohet kundër politikanit konservator austriak Sebastian Kurz për korrupsion dhe dëshmi të rreme. 35-vjeçari Kurz votoi edhe vet për heqjen e imunitetit parlamentar.

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz ka humbur imunitetin parlamentar dhe mund të hetohet lidhur me akuzat për korrupsion. Këshilli kombëtar, Parlamenti në Vjenë, votoi për heqjen e imunitetit politikanit konservator 35-vjeçar. Kurz dhe partia e tij ÖVP e mbështetën këtë hap, për të mundësuar zbardhjen e shpejtë të akuzave.

Para taksash për modifikimin e sondazheve

Prokuroria e krimit ekonomik dhe korrupsionit po heton ndaj Kurz dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë politik për shkak të dyshimeve për abuzim. Përmes sondazheve të modifikuara me para taksash mendohet të jetë ndihmuar ngjitja e tij në karrierë si kryetar i ÖVP-së dhe kancelar. Përveç kësaj ndaj Kurz janë bërë denoncime për dëshmi të rreme në komisionin hetimor parlamentar, që hulumtonte çështjen e korrupsionit në qarqet e ÖVP-së dhe partisë së djathtë FPÖ. Kurz i ka  hedhur poshtë të gjitha këto akuza, raporton DW.

Më 6 tetor pati kontrolle ndër të tjera në kancelari, në selinë e ÖVP-së dhe në Ministrinë e Financave. Kurz fillimisht ngurroi të japë dorëheqjen. Por kërcënimi për mocion votëbesimi nga partia ekologjisë dhe opozita në parlament e nxitën atë pak ditë më pas të deklarojë dorëheqjen si kancelar. Ai qëndroi kryetar i ÖVP-së duke kaluar në pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar.

Mandati i parë i humbur për shkak të skandalit Ibica

Kurz ka pasur një karrierë të rrufeshme: Në moshën 27 vjeçare ai u bë ministër i Jashtëm, me 31 vjeç kancelar. Mandatin e parë si kancelar ai e humbi duke iu dashur të japë dorëheqjen më 2019, kur u ngritën akuza për korrupsion ndaj partisë në koalicionin qeverisës FPÖ. Në valën e zbardhjes së të ashtuquajturit skandali Ibica hetuesit verifikuan edhe chats nga qarqet e ÖVP-së, gjë që çoi në rrëzimin e kancelarit Kurz. /DW/

Share This Article