Parlamenti i Holandës diskuton për investimet holandeze në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti i Holandës do të mblidhet me 8 tetor për të dëgjuar propozimin e qeverisë se si do të jetë vota holandeze në këshillin e ministrave të BE për çeljen e negociatave.

Megjithëse në seancë është parashikuar të diskutohet për negociatat parlamentarët holandez do të ndalen edhe në disa çështje të tjera.

Një burim diplomatik i tha Top Channel-it se  pjesë e diskutimeve do te jenë edhe disa shqetësime që lidhen me investimet holandeze në Shqipëri.

Po ashtu, parlamentarët holandezë do të flasin edhe për zhvillimet më të fundit në median shqiptare e në mënyrë të veçantë për projektligjin e ri për mediat online.

Top Channel

Share This Article