Parlamenti i Republikës Srpska miraton rezolutën: Nuk njohim pavarësinë e Kosovës, të mbrohen serbët në veri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i Republikës Srpska miratoi Rezolutën që sipas tyre siguron “mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, si dhe konfirmon mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e tyre. Rezoluta u miratua me 65 vota pro, nga 70 deputetë të pranishëm.

Sipas rezolutës, Republika Srpska “mbështet mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të popullit serb në Kosovë dhe dënon aktivitetet terroriste të shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve të tyre, të cilat paraqesin kërcënim për paqen dhe paqen ndërkombëtare. Republika Srpska respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën UHN 1244 të Këshillit të Sigurimit të miratuar më 10 qershor 1999 dhe nuk pranon pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”.

Gjithashtu rezoluta u bën thirrje vendeve anëtare të OKB-së, Këshillit të Evropës dhe BE-së, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të rishikojnë vendimet e tyre për njohje dhe t’i anulojnë ato.

Kjo rezolutë u propozua nga partia “Srpska e Bashkuar” që është në koalicion me partinë e Millorad Dodikut, i cili është presidenti i Republikës Srpska.

Millorad Dodik ka raporte të ngushta me Rusinë dhe Serbinë, ndërsa është shpallur “non grata” nga SHBA.

Share This Article