Parlamenti i Shqipërisë/ Kur mazhoranca e Edi Ramës çudit edhe ambasadorin e Spanjës…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ventura u shfaq gjatë seancës së Kuvendit duke vendosur duart në kokë pas kaosit që u krijua me hapjen automatike të votimit nga mazhoranca.

Mes zhurmës, mungesës së debatit parlamentar dhe autokracisë së vendosur nga Rama, mazhoranca kaloi e vetme në një seancë ‘maratonë’ 25 minutëshe, programin qeverisës, të cilin kryesocialisti as nuk e prezantoi.

Teksa opozita protestonte dhe mazhoranca përdorte fuqinë e kartonit, kamerat fiksuan një moment pikant.

Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, shihet duke vënë duart në kokë. Ventura, mes diplomatëve të tjerë, ishte ndoshta i vetmi që pati një reagim i cili u fiksua nga mediat.

Ndoshta ambasadori ka shprehur habinë ose shqetësimin për situatën, ku opozita proteston, mazhoranca kalon programin e vetë pa debat, dhe seanca duket jashtë kontrollit.

Ose për të treguar se situata është aq e çuditshme sa nuk di çfarë të bësh.

Share This Article