Parlamenti i Zelandës së Re miraton ligjin e ri për privatësinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ligji që do të hyjë në fuqi në dhjetor dhe aktualizon kornizën ligjore për mbrojtjen e informacionit

Parlamenti i Zelandës së Re të premten miratoi një “version modern” të projektligjit të privatësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kur të fillojë zbatimi i ligjit të ri, ai do të zëvendësojë Aktin e Privatësisë të Zelandës së Re nga viti 1993.

Sipas një deklarate të parlamentit në faqen e tij internetit, “projektligji synon të rrisë besimin në Zelandën e Re se informacionet personale janë të sigurta dhe do të trajtohet ashtu siç duhet”.

Projektligji është një kornizë e re ligjore për mbrojtjen e informacionit, duke përfshirë futjen e një skeme të detyrueshme njoftimi për shkeljen e të dhënave.

Ky projektligj mori një mbështetje unanime në parlament, kurse projektligji, i njohur si Akti i Privatësisë së Zelandës së Re 2020, do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

“Përdorimi në rritje i pajisjeve të lidhura me internetin, mediat sociale, tregtia elektronike nënkupton se një sasi e mëdha e të dhënave tani mund të ruhen dhe shpalosen lehtësisht kudo në botë. Ndërsa kjo ka shumë përfitime, gjithashtu krijon sfida të reja për mbrojtjen e informacioneve personale”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë të vendit.

Deklarata shtoi se në rrethana të reja, projektligji rrit rolin e komisionerit të privatësisë, i cili tani është i autorizuar të marrë “vendime detyruese” për ankesat në lidhje me qasjen në informacion, dhe jo Gjykata e Rishikimit të të Drejtave të Njeriut.

Vendimet e Komisionerit mund të apelohen në gjykatë.

Projektligji ka arritur në parlament më 18 mars 2018, dhe më pas u miratua të enjten pas leximit të tretë, ndërsa leximi i parë ishte në prill 2018 dhe ai i dyti në gusht 2019, sipas faqes së internetit të parlamentit. 

Share This Article