Parlamenti malazez sot vendos për shkarkimin e Abazoviqit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti malazez do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur për shkarkimin ose jo të Dritan Abazoviqit.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq.

Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës vjen në një kohë kur Abazoviqi ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Më 4 shkurt Parlamenti do të vendosë nëse do të rrezohet kryeministri ose do të hapet rruga që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviqit arrin të formojë një shumicë të brishtë.

Pritet që me formimin e një shumice të re, Abazoviqi të jetë kryeministër i një qeverie kalimtare, që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhje./Euronews/

Share This Article