Parlamenti miraton mbylljen/ Johnson: Do të përfundojë më 2 dhjetor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbyllja e re, që fillon të enjten në Angli, do të përfundojë automatikisht më 2 dhjetor, siguroi sot kryeministrin britanik, Boris Johnson, në përpjekje për të qetësuar shqetësimet në lidhje me ndikimin ekonomik të kësaj mase, që synon të ndalojë valën e dytë të pandemisë.

“Unë sinqerisht shpresoj që, më pas, ne të mund ta rikthejmë këtë vend në rrugën e duhur, të rihapim bizneset dhe dyqanet, ndërsa afrohen Krishtlindjet, por, për këtë, secili prej nesh duhet të bëjë pjesën që i takon në uljen e infektimeve”, shtoi udhëheqësi konservator në Dhomën e Komuneve.

Masa u miratua me një shumicë prej 516 votash pro kundrejt 38 kundër.

Pasi i rezistoi për javë të tëra vendosjes së mbylljes së plotë, Johnson njoftoi të shtunën një kthim në këto masa në Angli për katër javë, duke shpresuar që kështu të mund të reduktohen infektimet dhe familjet të ribashkohen për Krishtlindje./ /ervo/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Share This Article