Parlamenti shkarkon prokuroren speciale Janeva

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut shkarkoi prokuroren speciale publike, Katica Janeva me 102 vota pro.

Gjatë votimit nuk kishte asnjë votë kundër dhe as abstenim. Janeva është në paraburgim si e akuzuara e tretë për rastin “Reket”.

Partitë parlamentare ishin të vetmit në qëndrimin për shkarkimin e Janevës, por në seancën e sotme, deputetët e VMRO-DPMNE-së i përsëritën pozitat e tyre të ndryshme dhe pikëpamjet për atë çfarë duhet të jetë prokuroria publike në të cilën duhet të inkorporohet PSP-ja.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në vërejtjet e opozitës për atë që nuk ka caktuar seancë për shkarkimin e Janevës më parë, tha se ai punon sipas Rregullores dhe Kushtetutës dhe se ka propozim-vendim të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe se ajo sot ishte vendosur në rend dite.

BDI-ja, sipas deputetit Artan Grubi, është partia e vetme politike e cila kërkon hetim institucional për të gjithë funksionarët duke filluar nga viti 2002, duke i përfshirë edhe politikanët.

Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut sipas deputetit është selektues, ndërsa vetingun që e propozojnë nuk është vetëm për gjykatësit, prokurorët dhe të tjerët por edhe për politikanët.

Mandati i Katica Janevës si prokurore publike skadonte nesër, më 15 shtator./MIA/

Share This Article