“Parodia me patinat”/ Berisha publikon videon: Kompania e bashkisë ‘Binbin’ vazhdon punën

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksion e marrë një ditë më parë nga Policia me urdhër të Ministrisë së Brendshme për ndalimin e monopatinave elektrike në vend.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka publikuar një video ku shfaqet një automjet i kompanisë “Binbin”, e cila merret me menaxhimin e skuterëve elektrikë në bashki që sipas tij po ndërron bateritë e skuterëve për ti rikthyer sërish në përdorim në terren.

Berisha e ka quajtur këtë situatë “parodi me patinat”, duke theksuar se ndërsa qytetarët penalizohen për përdorimin e mjeteve elektrike, kompania e bashkisë vazhdon aktivitetin pa pengesa.

Postimi i plotë i Berishës

Dje dhe sot narko-policia vazhdon aksionin për të bllokuar patinat dhe motorrat elektrik qytetarëve që i përdorin për të kapur punën pasi trafiku i Tiranës është kthyer në tmerr, kompania “binbin” e skuterave të bashkisë mbrëmë ka vazhduar punën duke i ndërruar bateritë dhe për t’i nxjerr në terren.

Share This Article