Partia e Boris Johnsonit i fiton zgjedhjet në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
TOPSHOT - Britain's Prime Minister Boris Johnson leaves 10 Downing Street, central London on October 24, 2019, after taking a political Cabinet meeting. The pound firmed against the dollar and euro on Wednesday as the European Union prepared to grant a further delay to Brexit, averting the prospect of Britain departing the bloc next week without a deal. / AFP / Adrian DENNIS

Boris Johnsoni i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, duke i dhënë partisë së tij një mandat të qartë për Brexit-in në muajin e ardhshëm.

Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Konservatore ka arritur të sigurojë 368 vende në Parlament, ndërsa Laburistët e Jeremy Corbyn kanë siguruar 203 vende.

Johnson tha se partia e tij ka siguruar mandat të fuqishëm për të përfunduar Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

“Jo vetëm kaq, por edhe ta bashkojmë vendin dhe ta çojmë përpara. Mendoj se këto janë zgjedhje historike që na japin mundësinë të respektojmë vullnetin e qytetarëve, ta ndryshojmë këtë vend për më mirë dhe të hapim potencialin e të gjithë qytetarëve të tij“, citohet të ketë thënë Johnson.

Ai tha gjithashtu se do të udhëheqë një “qeveri të një kombi” për të gjithë njerëzit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Johnson i falënderoi qytetarët britanikë dhe iu tha se do të jetojnë në demokracinë më të madhe në botë.

Share This Article