Partia e Merkelit do ta zgjedhë pasardhësin e saj në mesin e janarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, do ta zgjedhë liderin e ri në mesin e janarit, ka thënë sekretari i përgjithshëm sonte, pasi që kongresi i kësaj partie i paraparë të mbahet më 4 dhjetor është shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit, raporton agjencia Reuters.

Vendimi i të hënës për të shtyrë zgjedhjen e liderit të ri ka quar te përçarje brenda partisë, ku njëri kandidat – Friedrich Merz – ka akuzuar disa në CDU se po e kundërshtojnë atë për këtë punë.

Tre kandidatët për liderë të partisë – Merz, Armin Laschet dhe Norbert Roettgen – janë pajtuar të mbahet kongresin në mesin e janarit, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak në Twitter.

“Uniteti në CDU është i rëndësishëm për Gjermaninë, veçanërisht në këto kohë të vështira”, ka shtuar Ziemiak.

Share This Article