Qytetarët e Koresë së Veriut u paraqiten të dielën para kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri të vendit. Komiteti Qendror i Zgjedhjeve tha se në votime dolën 92.35 për qind e votuesve të regjistruar. Zakonisht rezultati është 100 për qind unanim pro Partisë së Punëtorëve.
Në vendin e izoluar komunist nuk bëhet fjalë për kandidatë të tjerë.
Sipas medias shtetërore, udhëheqësi Kim Jong Un votoi në orën vendore 11:00.
Zgjedhjet e 10 majit për Parlamentin, janë të dytat që nga koha kur udhëheqësi Kim Jong Un mori pushtetin. Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo pesë vjet. Votuesit teorikisht mund të fshijnë emrin e kandidatit para dorëzimit në kutinë e votimeve, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.
Sipas statistikave, pesë vjet më parë dalja në votime ishte 99,97 për qind, më e ulëta e regjistruar ndonjëherë. Kjo përqindja u shënua për shkak të rritjes së numrit të verikoreanëve që punojnë jashtë vendit, shkruan Ora News.
Analisti Fyodor Tertitsky, i tha BBC-së se nëse dikush e bën votën të pavlefshme, atëherë policia sekrete do ta kërkojë votuesin dhe ai person do të konsiderohej i çmendur. Në Korenë e veriut, të drejtën për të votuar e kanë të gjithë shtetasin që kanë mbushur 17 vjeç.