Partia e Serbëve të Kosovës tërhiqet nga zgjedhjet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia merr masat për garantimin e sigurisë në votime

Jo vetëm Lista Serbe, por edhe Partia e Serbëve të Kosovës nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të pjesëshme për pushtetin vendor që parashikohet të mbahen këtë të dielë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie Aleksandar Jabllanoviç, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media që mbajti në Leposaviç.

Ai tha se këto zgjedhje janë bërë shumë më shumë sesa zgjedhje lokale, ndaj u bëri thirrje të gjithë simpatizantëve që të dielën të mos dalin të votojnë.

Tashmë në garë mbeten edhe 10 kandidatë, vetëm një prej tyre serb. Gjithsesi kjo nuk i ka penguar autoritetet kosovare që të marrin masat për garantimin e sigurisë dhe lirisë për të votuar të dielën.

Ndryshe nga 45 qendra votimi që ishin në zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe janë vetëm 19, nga të cilat 6 janë në objekte fikse dhe 13 të tjera lëvizëse.

Për këtë qëllim edhe të enjten ka vazhduar vendosja e objekteve lëvizëse hapësirat e të cilave do të shfrytëzohen si qendra votimi.

Ndërkohë që për sigurinë në veri po kujdeset policia e Kosovës. Për t’u njohur me përgatitjet për zgjedhjet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, kanë vizituar të enjten komunën e Leposaviçit.

Kur mbeten edhe pak orë nga hapja e qendrave të votimit, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar bëri të ditur se SHBA do i njohë zgjedhjet pavarësisht mospjesëmarrjes së serbëve.

Share This Article