Partia e Zaevit: Presim fitoren e Pendarovskit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i shtabit të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, në konferencë për shtyp tha se zgjedhjet kanë qenë të realizuara në mënyrë demokratike dhe kanë qenë fer.

Kiracosvski tha se LSDM, partia e kryeministrit të vendit, Zoran Zaev, pret që në rezultatet e para jozyrtare të shpallet fitues Stevo Pendarovski.

“Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. Patëm zgjedhje skandinave. I uroj të gjithë qytetarët. Të drejtën e tyre ata e realizuan pa pengesa dhe në mënyrë demokratike. Maqedonia e Veriut kishte zgjedhje, fer të rregullta dhe të qeta”.

“Institucionet mundësuan që zgjedhjet të realizohen në rregull. Falënderoj qytetarët që realizuan të drejtën e votës. Presim që rezultatet e para jozyrtare fitues ta shpallin Stevo Pendarovskin. Presim të vazhdojmë kështu edhe në fushatën për rrethin e dytë”, tha mes tjerash Kiracovski, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, siç njoftuan nga KSHZ deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë realizuar 39.83 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Share This Article