Partia Laburiste viktimë e një sulmi kibernetik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Laburiste, partia kryesore e opozitës britanike, theksoi sot se kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetik të sofistikuar dhe i përmasave të mëdha në mes fushatës për zgjedhjet legjislative të 12 dhjetorit.

“Platformat dixhitale të partisë laburiste janë prekur nga një sulm kibernetik i sofistikuar dhe i përmasave të mëdha”, konfirmoi një zëdhënës në një komunikatë duke shtuar se sulmi kishte dështuar në sajë të sistemit solid të sigurisë.

“Funksionimi i kësaj platforme nuk është ndërprerë, por është ngadalësuar”, theksoi Partia Laburiste.

Drejtuesi i partisë, Jeremy Corbyn theksoi se sulmi kishte ndodhur dje dhe se nuk asnjë informacion nuk ishte piratuar.

Britania e Madhe ndodhet në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme legjislative të thirrura më 12 dhjetor për të nxjerrë vendin nga bllokimi si pasojë e Brexit./ATSH/

Share This Article