Partitë në Maqedoninë e Veriut dorëzuan listat për deputetë, fushata nis më 23 mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmë në mesnatë përfundoi afati që partitë të dorëzojnë listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill. Shumica e partive kanë bërë publike listat e tyre.

LSDM-ja ka lista të përbashkëta me Lëvizjen Besa dhe 20 parti të tjera më të vogla. Edhe partia opozitare VMRO-DPMNE po ashtu i ka publikuar listat për deputetë, brenda të cilëve ka kandidatë edhe nga 20 parti të tjera të koalicionit tradicional. BDI me 120 kandidatët e saj në 6 njësi zgjedhore do të dalë e vetme në zgjedhje, pa ndonjë koalicion. Njëjtë edhe PDSH-ja. Mbrëmë vonë edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa mbrëmë vonë ka dorëzuar listat për deputetë. Në zgjedhje do të marrin pjesë edhe parti të tjera dhe koalicione më të vogla/INA

Share This Article