ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjoba 120 milionë euro e ‘Bankers’ fut në krizë sektorin e naftës 1 minute ago
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë 10 minutes ago
SPAK në gjurmët e parave të Ballukut 49 minutes ago
Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan 50 minutes ago
Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit 52 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Partitë politike në Kosovë nisin sot zyrtarisht fushatën

albnews by albnews
17 December, 2025
in Kosova
0
Partitë politike në Kosovë nisin sot zyrtarisht fushatën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit e nisin sot, 17 dhjetor, fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Edhe pse nis të mërkurën, partitë tashmë kanë mbajtur tubime me simpatizantë e kanë nisur të premtojnë miliarda.

Në prezantim të programeve fillestare, në tubimet e para, partitë kanë nisur të premtojnë rritje të pagave e shpërndarje të qindra miliona eurove. Subjekti që doli i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, tubimin e parë të madh e mbajti të hënën në Prizren, ku i prezantoi kandidatët për deputet. Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se prioritet për katërvjeçarin e ardhshëm do të jetë sërish siguria. E të martën LVV-ja së bashku me partnerët kanë mbajtur tubim në mbrëmje në sallën “1 Tetori” në kryeqytet.

RelatedPosts

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

“Ushtria po kalon në një fazë tjetër zhvillimi”/ Kosova nënshkruan marrëveshjen për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye nga prodhuesi amerikan

Kosova shpenzoi gati 900 milionë euro për mall kinez

Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka qenë në pushtet deri tash, ka premtuar 200 milionë euro vetëm për Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0. Sipas këtij premtimi, pakoja do të përmbajë mbështetje të njëhershme për pensionistët, fëmijët që marrin shtesa, studentët dhe punëtorët e sektorit privat dhe rikthimin e skemës për subvencionimin e kursimit të energjisë, nga e cila përfitojnë mbi 200 familje. Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ky do të jetë ndër pesë vendimet e para që do t’i merrte Albin Kurti si kryeministër në mandatin e ardhshëm. Pos këtij vendimi, është premtuar edhe miratimi i buxhetit 4 miliardë eurosh për 2026, si dhe procedimi i ligjit të ri për çmime tavan, pavarësisht se i pari ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Dy vendime të tjera në këtë pesëshe janë premtuar heqja e kufizimit për punësimin e veteranëve të UÇK-së dhe miratimi i pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit publikë.

Edhe Lidhja Demokratike ka prezantuar të martën në mbrëmje 110 kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku kandidat për kryeministër është udhëheqësi i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili ka shpalosur programin politik të LDK-së. Një ditë më herët, kjo parti ka mobilizuar strukturat në kryeqytet. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, të martën ka premtuar rritjen e pagave për mësimdhënësit në 1000 euro në muaj, dhe për policët, zjarrfikësit e ushtarët në 900 euro. Ai ka thënë se koeficienti i pagave do të jetë 150 euro.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se të mërkurën, nga Prizreni do të nisë fushata zgjedhore për garën e 28 dhjetorit. Hamza ka premtuar rritje të pagave deri në 50 për qind, ndërsa të njëjtën përqindje e ka përmendur edhe për veteranët, familjet e dëshmorëve e invalidët e luftës. Ai ka premtuar edhe rritjen e pensioneve.

E pagë mesatare prej 1100 eurosh dhe pension 500 eurosh ka premtuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Paraprakisht këto subjekte zhvilluan takime mobilizuese me mërgatën në disa qendra evropiane. Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, të caktuara në një periudhë kur mërgimtarët tradicionalisht ndodhen me pushime në Kosovë, kanë rritur angazhimin e partive për ta siguruar votën e tyre.

Ndërkohë, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore ka ripërsëritur kërkesën ndaj partive politike për respektim të plotë të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. AIP-ja duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka theksuar se çdo përpunim i të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore duhet të bëhet në përputhje me udhëzimet e Agjencisë që rregullojnë komunikimin me votuesit gjatë procesit zgjedhor.

“Përpunimi i të dhënave personale për qëllime të promovimit të kandidatëve, komunikimit me votuesit apo organizimit të aktiviteteve politike duhet të mbështetet në baza të qarta ligjore, duke respektuar parimet e ligjshmërisë, drejtësisë, proporcionalitetit dhe transparencës. Subjektet politike mbajnë përgjegjësi të plotë për garantimin e përpunimit të sigurt dhe të ligjshëm të të dhënave të qytetarëve”, shkruan në komunikatën e AIP-së.

Në këtë kuadër, AIP-ja ka rikujtuar obligimet kryesore për subjektet politike, përfshirë sigurimin që çdo përpunim i të dhënave personale të bëhet mbi baza të ligjshme, si pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj; ndalimin e përdorimit të të dhënave të kontaktit të qytetarëve të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike, nga institucionet apo për qëllime jo-politike, për marketing ose komunikim politik; respektimin e së drejtës së qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përpunimin e të dhënave të tyre për marketing politik dhe ndërprerjen e menjëhershme të komunikimit pas paraqitjes së kundërshtimit. Po ashtu është kërkuar shmangia e profilizimit të votuesve dhe përpunimit masiv të të dhënave të ndjeshme, përveç rasteve kur ekziston bazë e qartë ligjore dhe janë ndërmarrë masa mbrojtëse, përfshirë kryerjen e Vlerësimit të Ndikimit mbi Mbrojtjen e të Dhënave (VNMDh) kur përdoren teknologji me rrezik të lartë dhe garantimin e transparencës së plotë ndaj qytetarëve për qëllimet, bazën ligjore dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale, si dhe publikimin e politikave të privatësisë të qarta, të përditësuara dhe të qasshme gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje profesionale për subjektet politike, me qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me standardet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të jenë të tretat që do të mbahen brenda këtij viti, pas atyre nacionale të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 283 vëzhgues.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjoba 120 milionë euro e ‘Bankers’ fut në krizë sektorin e naftës

Gjoba 120 milionë euro e ‘Bankers’ fut në krizë sektorin e naftës

17 December, 2025
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

17 December, 2025
SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

17 December, 2025
Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result