ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar 56 minutes ago
Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve 58 minutes ago
“Rusia sulmon NATO-n në vitin 2029”- Inteligjenca gjermane: Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë 1 hour ago
Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit 1 hour ago
Tre muaj pasi dhanë dorëheqje si drejtorë në bashkinë Durrës, një pjesë e madhe e zyrtarëve vijojnë ende në krye të detyrës 1 hour ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Partitë tanimë kanë filluar me fushatën zgjedhore

albnews by albnews
18 July, 2021
in Maqedonia
0
Partitë tanimë kanë filluar me fushatën zgjedhore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partitë politike këtë verë po e kalojnë me aktivitete të përditshme, tribuna, takime me qytetarë, sikur të ishin në një fushatë për zgjedhje lokale. Fushata po intensifikohet ndërsa zgjedhjet lokale madje ende nuk janë shpallur, shkruan Zhurnal.

LSDM-ja tanimë ka publikuar 30 kandidatë komunash. Petre Shilegov është konfirmuar në Shkup, Konstantin Georgievski në Ohër, Milikije Halimi në Haraçinë e kështu me radhë. Shumica prej kryetarëve aktual të komunave nga radhët e LSDM-së do të kandidojnë për një mandat të dytë.

RelatedPosts

Humb jetën këngëtari “Panço”, nga zjarri tragjik në Koçan

Atentati ndaj zyrtarit të BDI-së, arrestohet gruaja e mjekut Zekirija Shaini për tentativë vrasjeje

BDI reagon për plagosjen me armë të zyrtarit të saj në Kumanovë

VMRO-DPMNE-ja ka filluar fushatën “Maqedonia për të gjithë njerëzit” në korniza të së cilës do të mbajë tribuna të dedikuara në disa fusha. Qëllimi është partia të promovojë politika, masa dhe vlera por edhe VMRO tanimë ka publikuar disa nga kandidatët. Sipas Mickoskit, VMRO do të kandidojë me 95% emra të rinjë të cilët nuk janë fare të okrruptuar dhe do të punojnë me nder.

Edhe në BDI situata është pothuajse e njejtë, ndërsa kjo parti do të rikandidojë kryetarët aktual të komunave. Në Tetovë përsëri përmendet Teuta Arifi, ndërsa në Likovë Erkan Arifi. Në Gostivar përmendet përsëri Nevzat Bejta. Pritet që në fund të muajit liderët e BDI-së dhe LSDM-së të takohen dhe të bisedojnë për koalicionim në nivel lokal.Reklamë

Në BESË gjithashtu dihet se lideri i partisë Bilall Kasami do të kandidojë për kryetar të Tetovës, ndërsa në Gostivar, Taravarit dhe Bejtës do u dalë përballë Fadil Zendeli.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, siç njoftuan nga partia, kandidatët do ti publikojnë më 15 gusht. Nga atje thonë se do të bashkëpunojnë me cilëndo parti pa dallime.

Ndryshe zgjedhjet lokale në RMV pritet të mbahen në fund të tetorit. Si datë më e mundshme pritet të jetë 17 tetori. Në rast të tillë, disa ditë të fushatës pritet të bashkëmbahen me regjistrimin e popullsisë sepse regjistrimi është paraparë të përfundojë më 30 shtator. Këto zgjedhje pritet të jenë të parat të cilat do të realizohen duke votuar me shenja gishti./Zhurnal.mk/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar

Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar

14 October, 2025
Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

14 October, 2025
“Rusia sulmon NATO-n në vitin 2029”- Inteligjenca gjermane: Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë

“Rusia sulmon NATO-n në vitin 2029”- Inteligjenca gjermane: Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë

14 October, 2025
Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit

Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result