Partitë të gatshme për ndryshime e mënyrës së financimit të fushatave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Financimi i partive politike dhe i fushatës zgjedhore vazhdon të mbetet ndër pjesët “më të errëta” dhe të kritikuara të të gjithë cikleve zgjedhore.

Partitë më të mëdha në vend nuk përjashtojnë mundësinë që kjo pjesë të jetë objekt diskutimi mes tyre për ndryshime eventuale ligjore para zgjedhjeve të planifikuara për më 12 prill.

Modeli aktual i financimit të fushatës zgjedhore, sipas LSDM-së, ka qenë formë e kushtëzuar nga opozita që përpara zgjedhjeve presidenciale. LSDM-ja është e hapur për ndryshim të këtij sistemi të cilin e quan të pazbatueshëm.

Mançevski u referohet ndryshimeve me të cilat KSHZ-së ju dha kompetenca e përpilimit të listave të mediave, monitorimin e reklamimit politik në zgjedhje dhe kompensimin e mjeteve ndaj mediave me para direkte nga buxheti i shtetit. Vetë KSHZ-ja disa herë ka deklaruar se kjo kompetencë e re ja ka vështirësuar punën. Të hapur për rishikimin e këtyre dispozitave prononcohen edhe nga VMRO-DPMNE-ja.

Raportet e OSBE/ODIHR-së për disa cikle me radhë kanë vendosur theksin në paqartësitë e dispozitave të Kodit zgjedhor dhe ligjit për financimin e partive politike. Raportet e partive politike për financimin e tyre gjatë fushatës nuk janë në format të standardizuar dhe shpesh herë janë të paqarta duke lënë hapësirë për manipulime dhe fshehje të të ardhurave të tyre të donuara nga personat fizik dhe juridik, për të mbuluar shpenzimet e fushatës. Alarmin për këtë e jep edhe Qendra për liri “Civil” e cila rregullisht monitoron edhe proceset zgjedhore.

Partitë politike shpesh kanë tejkaluar pragun duke shpenzuar shuma marramendëse për fushatë. Sipas ligjit, raportet e tyre duhet të shqyrtohen nga Enti Shtetëror i Revizionit, Komisioni për parandalimin e korrupsionit dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve por deri tani opinioni nuk njeh raste të zbardhjes së keqpërdorimeve më të mëdha.

Share This Article