Partizani vazhdon me fitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partizani-Flamurtari ishte një sfidë e rëndësishme e javës së 23-të të Kategorisë Superiore.

“Të kuqtë” e Gegës fituan ndaj vlonjatëve 3-1, në një sfidë që do të diskutohet më shumë për tensionet e shkaktuara nga tifozët në fundin e pjesës së parë, sesa për rezultatin.

Bardhi kaloi Partizanin në avantazh, por Flamurtari barazoi me Ribajn. Në këtë moment u nxehën gjakrat, pasi një grup tifozësh u kapën me fotografin e Flamurtarit, që po fiksonte festimin e golit të skuadrës vlonjate.

Ata kaluan gardhin rrethues të stadiumit dhe bënë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta, ndërkohë që u kërkua edhe ndërhyrja e policisë.

Në pjesën e dytë, situata ishte më e qetë, me Partizanin që shënoi edhe dy gola të tjerë. Hebaj shënoi dy herë në harkun e 4 minutave, për të fiksuar shifrat në 3-1 për Partizanin.

Ky i fundit thellon diferencën me Teutën, që u mund në Gjirokastër nga Luftëtari, me rezultatin 1-0.

Ishte Rapo ai që i dha këto 3 pikë të çmuara Luftëtarit, ndërkohë që Progni i Teutës humbi një 11-metërsh, që do të barazonte rezultatin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply