Partneri i saj trashëgoi 30 milionë dollarë, 47-vjeçarja në SHBA e helmon pak orë më pas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 47-vjeçare është arrestuar në Dakotën e Veriut të SHBA-së për vrasjen me helmim të partnerit të saj 51-vjeçar, pak orë pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë. Ina Thea Kenoyer, 47-vjeç, u arrestua më 30 tetor me akuzën e vrasjes ndaj Edward Riley Jr. Ajo po mbahet në burg derisa të sillet në gjykatë ndërsa hetimi është në vazhdim.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga New York Post, Riley u sëmur menjëherë pas një takimi me avokatin e tij më 3 shtator për të vazhduar me një çështje trashëgimie prej 30 milionë dollarësh.

Sipas të njëjtit burim, Kenoyer bëri thirrje për ndihmë të nesërmen me personelin e urgjencës që e gjetën 51-vjeçarin pa ndjenja. Riley u dërgua në një spital ku vdiq të nesërmen, më 5 shtator.

Mjekët teksa bënë autopsinë zbuluan te kufoma helmimin që i shkaktoi vdekjen, raporton NewYorkPost.

“Rasti është jashtëzakonisht i ngarkuar”, tha një zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi i policisë falenderoi të gjithë ata që dhanë informacione për të “mbyllur” rastin. 

Share This Article