Pas 22 ditësh në qeli, Ilir Beqaj shfaq shenjat e para të irritimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është shtyrë për të disatën herë seanca paraprake për Ilir Beqajn dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen e “sterilizimit”.

Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve.

Por ish-ministri i Shëndetësisë që ka disa javë në qeli u shfaq tepër i irrituar duke kundërshtojë veprimet e SPAK.

“Aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta”, pretendoi ish-zyrtari nën akuzë për shpërdorim detyre.

Reagimi i Beqajt vjen dy ditë pasi në një banesë të pretenduar prej tij të marrë me qira në Vlorë, ushtruan kontroll hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por nga ana tjetër ndërhyri gjykata duke i kujtuar Beqajt “se jemi ende në fazën e legjitimimit të palëve dhe do t’i jepet mundësia për t’u shprehur në një moment tjetër”.

Seanca ku gjykata do të shprehet nëse dosja kalon për gjykim ose jo u shty për në datën 12 shtator ora 10:00.

Share This Article