Pas 26 ditësh, gratë naftëtare dalin nga greva

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 26 ditëve në grevë, gratë naftëtare kanë dalë këtë të hënë nga ‘ngujimi’, teksa këtë pasdite pritet që të takohen me kryeministrin Rama për të gjetur një marrëveshje për marrjen e pagave të prapambetura.

Mësohet se sot në orën 18:00 kryeministri do të shkojë në Ballsh për t’u takuar me grupin negociator të vendosur nga naftëtarët.

Ndërkohë, gratë nga ana tjetër kanë paralajmëruar se nëse nuk do të zgjidhen kërkesat e tyre, ato do të ndërmarrin sërish hapa të tjera.

Çfarë thanë gratë një ditë më parë?

“Ishin në pritje të reagimit të kryeministrit. Reagimin e morëm. Do të vendosim për një grup negociatorësh. Këtu ka specialistë, inxhinierë shumë të mirë që e dinë strategjinë e uzinës. Nesër do ta presim kryeministrit. Sot do ta rrimë këtu që të presim kryeministrin. Unë pres të shkoj në familje me bukën e gojës. Kauza jonë  ka qenë e drejtë. Ka ardhur momenti që kryeministri të negociojë. Ishte një reagim i shpejtë i kryeministrit. Unë nuk kam asnjë të ardhur në familje.”

Share This Article