Pas 28 vitesh, falet namazi i xhumasë në qytetin Shusha të çliruar nga pushtimi armen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 28 vitesh është falur namazi i xhumasë në Shusha, qyteti simbol i Malësisë së Karabakut që ushtria e Azerbajxhanit e çliroi nga pushtimi armen

as 28 vitesh është falur namazi i xhumasë në Shusha, qyteti simbol i Malësisë së Karabakut që ushtria e Azerbajxhanit e çliroi nga pushtimi armen, raporton Anadolu Agency (AA).

Fillimsht u thirr ezani në xhaminë historike “Yukari Govher Aga” në Shusha. Ushtarët azerbajxhanas që ishin të pranishëm falën namazin e xhumasë duke u renditur pas një personi në mesin e tyre.

Përveç se është një simbol i historisë dhe kulturës azerbajxhanase, Shusha, qytet me rëndësi strategjike për shkak të pozitës dominuese gjeografike në rajon dhe rrugës për në Khankendi, qytetin më të madh të Malësisë së Karabakut, u pushtua nga forcat armene më 8 maj të vitit 1992.

Ushtria e Azerbajxhanit e çliroi qytetin Shusha nga pushtimi më 8 nëntor 2020.

Share This Article