Pas 30 vitesh Danimarka rihap ambasadën në Irak

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Danimarka hapi pas 30 vitesh ambasadën e saj në Irak të cilën e kishte mbyllur gjatë Luftës së Gjirit.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod, i cili ndodhet për vizitë në Irak u takua në Bagdad me homologun e tij irakian, Fuad Hussein.

“Jemi të kënaqur për zhvillimin e marrëdhënieve mes Bagdadit dhe Kopenhagës. Danimarka po rihap ambasadën në Bagdad”, theksoi Kofod në një konferencë të përbashkët për media.

Ministri i Jashtëm irakian, Hussein tha se me Kofod kanë biseduar për zhvillimin e bujqësisë, industrisë dhe sektorit privat në Irak.

“Rihapja e ambasadës së Danimarkës është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. I bëjmë thirrje kompanive të Danimarkës që të investojnë në Irak”, deklaroi Hussein.

“Falënderojmë qeverinë e Danimarkës për mbështetjen që ka ofruar në rindërtimin e rajoneve të çliruara nga organizata terroriste e ISIS-it”, theksoi Hussein pasi vuri në dukje se Danimarka ka një rol të rëndësishëm në NATO.

Ministri i Jashtëm danez në kuadër të vizitës së tij në Bagdad pritet të takohet me presidentin irakian, Barham Salih dhe kryeministrin Mustafa Al-Kashimi.

Danimarka ka rreth 130 ushtarë në kuadër të forcave të koalicionit në bazën ushtarake Ayn Al Asad në perëndim të Irakut. Gjithashtu Danimarka udhëheq edhe forcat e koalicionit në Irak.

Ambasada e Danimarkës në Bagdad ishte mbyllur që nga Lufta e parë e Gjirit në vitin 1991.

Share This Article