Pas 30 vitesh, Pamela Anderson vesh sërish kostumin e kuq të Baywatch

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamela Anderson ka veshur sërish kostumin e kuq të Baywatch pas 30 vitesh.

Aktorja zgjodhi këtë mënyrë për të hedhur në treg koleksionin e saj të ri të rrobave të banjës, duke e bërë publikun nostalgjik për vitet ’90.

Koleksioni do të quhet “Frankie Bikinis” dhe do të prezantohen më 4 maj kur ylli i Bayëatch do të kujtojë edhe një herë rolin që e bëri të famshme për publikun.

“Kam veshur rroba banje gjatë gjithë kohës, kam provuar gjithçka. Kështu që unë di shumë kur bëhet fjalë për rrobat e banjës”, tha Pamela Anderson për Vogue.

Aktorja ka ndarë një foto me miqtë e saj online në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se edhe pse ishte roli që e bëri të njohur në botë dhe i dha titullin si “aktorja femër më seksi”, Pamela Anderson fillimisht nuk donte ta pranonte rolin. Më konkretisht, rolin Anderson e ka refuzuar 11 herë.

Share This Article