Pas 30 vjetësh Familja Ukaj e fal gjakun e vëllait të vrarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Familja e heroit, Ismet Ukaj nga Strellci i Epërm i Deçanit në ditën kur u zbulua shtatorja e tij ia ka falur gjakun e vëllait të vrarë 30 vjet më parë, familjes Zenelaj.

Haki Ukaj vëllai i heroit tha se këtë akt po e bëjnë për të nderuar gjithë popullin shqiptar, Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës dhe të gjithë dëshmorët e rënë.

“Ne familja Ukaj e kemi vendosur sot me ia fal gjakun familjes Zenelaj, gjakun e vëllait që na është vrarë para 31 viteve. E kemi bërë këtë gjest në emër të gjithë popullit shqiptar, në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo dëshmori”, tha Ukaj.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili vjen nga kjo anë. Ai faljen e gjakut nga familja Ukaj e cilësoi si një veprim që tregon se populli shqiptar ka vlera dhe mund të ecë përpara.

“Se shqiptarët jemi popull me vlera e dëshmon ky moment, momenti kur nëna Sabrije, nëna e Ismetit heroit të Kosovës dhe gjithë familja e ndërmarrin një vepër kaq fisnike dhe e falin gjakun e djalit të vet. E falin për të nderuar këtë tokë atdheun që e kanë ujit shumë njerëz të zotë”, tha ai.

Share This Article