Pas 34 vitesh nis hedhja e rasatit të krapit në liqenin e Shkodrës! Së shpejti dhe një markatë e re peshku

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka nisur hedhja e rasatit të peshkut në liqenin e Shkodrës. Një proces që kryhet nga Ministria e Bujqësisë pas 34 vitesh. Po kështu së shpejti pritet të ndërtohet markata e peshkut në Velipojë dhe një projekt për peshkimin artizanal.

Rreth 40 mijë rasat peshku hidhet për herë të parë që pas viteve 90-të, në liqenin e Shkodrës. Rasati ndihmon në shtimin e krapit në liqen

Për të parë nga afër procesin ishte në Shkodër Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e cila bashkë me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci kërkuan nga policia të marrë masa për frenimin e gjuetisë së paligjshme.

Bashkia e Shkodrës ka fituar dy projekte, pjesë e paketes së madhe prej 25 milion euro që Qeveria Italiane i ka dhënë Shqipërisë në formën e kredisë. Për Shkodrën, tha Denaj është miratuar projekti për merkatën e peshkut dhe zhvillimi i peshkimit artizanal në Velipojë.

Share This Article