Pas 4 birrave dhe 6 gotave uiski, braziliania grindet me partnerin, e shtyp direkt me veturë dhe e fut në lokal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua po akuzohet për tentimvrasje, pasi qëllimisht shtypi me veturë të dashurin të cilin e futi brenda një kafiterie, ku disa minuta më parë kishte pirë në Minas Gerais të Brazilit.

Gjithçka filloi kur Lais Alves frekuentoi një kafene gjatë të premtes mbrëma. 33-vjeçarja humbi kontrollin pasi piu katër birra dhe gjashtë gota uiski.

Në një moment Alves refuzoi të largohet nga lokali pas përleshjes që e pati me partnerin 32-vjeç Andre, të cilin e goditi me shishe në kraharor dhe i shkaktoi prerje në gjoks.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Alves që qëndronte ulur pranë Andres në një tavolinë, tenton ta shtyjë dhe e godet me shishe.

Pas disa minutave orvatje, ajo futet në veturë dhe i vërsulet me të, pavarësisht që në lokal kishte edhe njerëz tjerë.

Ajo madje nuk hezitoi të lëvizë me shpejtësi të madhe dhe ta godet direkt partnerin, që ishte i ulur duke e futur brenda lokalit me gjithë tavolinën ku qëndronte ai.  

Share This Article