Pas 5 orësh, përfundon mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së, Rama kritika ‘specifike’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas rreth 5 orësh, ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS.

Në analizën e kryer, në fokus ka qenë riorganizimi i Partisë Socialiste, ndërsa Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj degës së PS në Kavajë, pasi ka gjykuar se nuk është punuar siç duhet.

Kavaja është një ndër bashkitë që PS humbi në zgjedhjet lokale. Rama ka kërkuar një listë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë të degës së Kavajës, të cilët nuk kanë pasur rezultateve në terren.

Rama është shprehur kritik edhe ndaj deputetes Olta Xhacka, duke thënë se nuk ka qene ekzistente në rrjetet sociale pasi u largua nga posti i ministres.

“Që kur ka ikur nga qeveria, ka harrur të futet edhe në Facebook”, ka thënë Rama. Analiza ka nisur me Tiranën, më pas Berati, Shkodra, Lezha e Fieri.

Ndërkohë mbledhja e radhës është caktuar më 16 Mars, në Durrës.

Share This Article