Pas 6 shtatorit, qytetarët duhet të përmbushin njërën nga këto tri kushte nëse duan të futen në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri nga 6 shtatori duhet të plotësojnë një nga tri kushtet.

“Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë testin PCR negative brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigjenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-COV2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit”, thuhet në foton e postuar të Ramës.

Kryeministri shqiptar ka njoftuar se fëmijet deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Share This Article