Pas Brexit-it, Britania me marrëveshje tregtare me SHBA-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe shpreson në arritjen e një marrëveshje tregtare ambicioze me SHBA-në sa më shpejt të jetë e mundur, pas largimit të saj nga Bashkimi Evropian, deklaroi sot ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, pas takimit me presidentin, Donald Trump në Uashington.

Në kryeqytetin amerikan, ministri i Jashtëm i kryeministrit konservator, Boris Johnson rikonfirmoi se qeveria e tij ishte mëse e bindur dhe e vendosur për të dalë nga BE-ja deri në fund të tetorit, me argumentin se një Brexit pa marrëveshje do të ishte përgjegjësi e partnerëve evropianë.

Mund të ketë një marrëveshje, por nëse qëndrimi i BE-së është se nuk mund të ketë ndryshime në marrëveshjen e daljes të arritur nga ish-kryeministrja, Theresa May, por që nuk u pranua nga deputetët britanikë, do të ishte zgjedhja e evropianëve, dhe kjo do t’i vështirësonte shumë bisedimet”, paralajmëroi Dominic Raab gjatë një konference për shtyp me kreun e diplomacisë amerikane, Mike Pompeo./ATSH/

Share This Article