Pas celularit të Vjosa Osmanit, një tjetër incident ndodh me flamurin e Kosovës në Shkup, ngatërrohet me atë të BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ende pa u “ftohur” zjarri i pak ditëve më parë në aeroportin e Shkupit, i incidentit me celularin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, një tjetër situatë e opakëndshme ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Ditën e  sotme gjatë vizitës së kryeminsitrtit Albin kurti në Maqedoninë e Veriut ëhstë ngatërruar flamuri i Kosovës me atë të BE-së.

Pak minuta apra nisjes së konferencës së përbashkët për mediat, organizatorët kanë vënë re se në sfond nuk ishte flamuri i Kosovës, por ai i Bashkimit Europian.

Nuk dihet nëse ngatërrimi i flamujve ka qenë i qëllimshëm, apo vërtetë organizatorët nuk ditën të dallonin flamurët atë të Kosovës, me atë aq shumë të dëshiruarin nga Maqenia e Veriut, atë të BE, ku aq shumë vendet ballkanase duan të aderojnë.

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Share This Article