Pas çlirimit të Khersonit u pritën si heronj të vërtetë, momenti kur ukrainasit që ishin në vijën e frontit befasojnë familjarët e tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas çlirimit të Khersonit, ushtarët ukrainas kanë pasur rastin të ribashkohen me familjet e tyre që gjendeshin në këtë qytet, dhe në pamundësi që t’i shohin kanë biseduar vetëm me telefon.

E pas tërheqjes së trupave ruse dhe futjes së atyre ukrainase, brigada Khimera ishte e para që është futur në Kherson.

Ata janë pritur si heronj të vërtetë, me lule, duartrokitje e lot gëzimi. Shumë qytetarët dolën në rrugë për t’i përshëndetur çlirimtarët.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin momentin kur ushtarët ukrainas befasojnë familjarët e tyre – duke iu shfaqur para syve pa pritur e pamenduar fare se do t’i shohin sërish.

Videoja është plot emocion, ku shumica e prindërve kur i shihnin bijtë e tyre në uniformë të kamufluar, nuk mund t’ju besonin syve që po i shohin bijtë e tyre.

Share This Article