Pas ‘dasmës’ në BBVA, vazhdojnë puthjet mes Luizit dhe Kiarës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito zyrtarizuan ditën e djeshme (e mërkurë) marrëdhënien e tyre.

Atyre iu organizua një ‘dasmë’ në Big Brother VIP Albania, gjersa me këtë rast shkëmbyen edhe puthjen e parë.

Pas shumë përpjekjeve, Kiara ia ka dhënë puthjen Luizit, e ky moment i tyre u bë viral në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Por pas dasmës së improvizuar, ata janë parë vazhdimisht bashkë e duke u puthur.

Moderatorja e njohur ndërkohë u shpreh se e ndjeu në ato momente dhe se ishte diçka e bukur.

Ndonëse ceremonia u organizua në ambientet e shtëpisë së BBVA, disa nga konkurrentët e injoruan këtë.

Kjo për shkak të raporteve që kanë krijuar me këngëtarin shkodran, duke e konsideruar si një lojtar të fortë.

Mes gjithash, Luizi dhe Kiara lirshëm mund të thuhet se janë çifti i parë i Big Brother VIP Albania 2. /Telegrafi/

Share This Article