Pas denoncimit nga Kukësi tjetër akuzë për tarifa punësimi në Has

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas denoncimit të publikuar më herët nga një qytetar i Kukësit për ndërhyrje dhe abuzime në institucione, një tjetër mesazh ka mbërritur në redaksinë e Publik.al, duke ngritur akuza të ngjashme për ndikim në punësime dhe kërkesa për përfitime financiare.

Qytetari i dytë, i cili kërkon të mbetet anonim, përmend me emër Andi Serjanaj, për të cilin pretendon se ushtron funksionin e sekretarit të deputetit Eduard  Shalsi. Sipas tij, ky zyrtar ndërhyn në proceset e punësimit në Kukës dhe ushtron presion ndaj drejtuesve të institucioneve për të favorizuar persona të caktuar kundrejt pagesave mujore.

Screenshot

Në mesazhin e mbërritur në redaksi thuhet nga banori i Hasit :

pershendetje ky laper ky andi se e keni publikuar i ka mar 5mij euro per ta emeruar pergjegjesin e zyres arsimore ne Has

emrin tim mos ma publikoni

Dy denoncime me përmbajtje të ngjashme brenda një kohe të shkurtër shtojnë pikëpyetjet mbi klimën e punësimit dhe funksionimin e institucioneve në qark.

Denoncuesi pretendon se presionet janë ushtruar ndaj drejtuesve të sektorëve si energjia elektrike, hipoteka dhe tatimet, me qëllim sigurimin e përfitimeve të rregullta financiare. Ai shprehet se ankesa është adresuar edhe në nivele më të larta politike, përfshirë strukturat e Partisë Socialiste në Kukës dhe zyrën e Kryeministrit, por sipas tij nuk ka pasur reagim.

Publik.al kërkon reagim zyrtar

Redaksia thekson se bëhet fjalë për pretendime të qytetarëve, të cilat nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur. Për këtë arsye, Publik.al do të kërkojë reagim zyrtar nga personat dhe institucionet e përmendura, për të garantuar transparencë dhe të drejtën e përgjigjes.

Nëse këto akuza rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një skemë të rëndë ndikimi dhe presioni në administratë.

Publik Media

Share This Article