Pas dhjetë viteve Singapori bie nga froni me aeroportin më të mirë në botë, në krye të listës ngjitet Katari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë pas dhjetë viteve, aeroporti i Singaporit, Changi, ka humbur epitetin e aeroportit më të mirë në botë.

Këtë herë në krye të listës së aeroporteve më të mira ndërkombëtare është ai Dohas, Hamad, që çdo vit ishte ngjitur në listë derisa arriti në krye të saj.

E aeroporti i Singaporit që mbante titullin e më të mirit, këtë vit ka rënë në të tretin. Suksesi i Dohas lidhet me suksesin e aviokompanisë Qatar Airways. Qeveria e Katarit ka investuar shumë si në fluturake ashtu edhe në aeroport.

Pasagjerët e Qatar Airways që frekuentojnë Dohan, munden pa as edhe një qindarkë të shëtisin dhe ta vizitojnë qytetit – duke marrë akomodim dhe ushqim falas. E aeroportet në Evropë dhe Azi kanë dominuar listën e plotë.

Lista e plotë e aeroporteve më të mira:

Doha Hamad, Katar

Tokio, Haneda

Singapor, Changi

Seul, Incheon

Tokio, Narita

Mynih

Cyrih

Londër, Heathrow

Kansai

Hong Kong. 

Share This Article