Pas “disa ditëve të vështira”, kryeministri britanik gjen kohë për të luajtur futboll

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Keir Starmer u pa duke luajtur ndeshjen e tij javore të futbollit me miqtë në veri të Londrës, pavarësisht motit me shi dhe një jave të vështirë politike.

Sipas mediave, 63-vjeçari veshi fanellën e Anglisë dhe këpucë sportive të zeza, duke marrë pjesë në lojën tradicionale “five-a-side” që e luan prej dekadash.

Starmer është tifoz i njohur i Arsenal dhe shpesh shihet në stadium për të ndjekur ndeshjet e ekipit.

Dalja e tij në fushë vjen pas një periudhe të trazuar për Labour Party, me kritika dhe përpjekje për ta sfiduar lidershipin e tij.

Kryeministri pranoi se ka kaluar ditë të vështira, por theksoi se do të vazhdojë të luftojë politikisht.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga 10 Downing Street dhe synon ta udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme.

Share This Article