Pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, Mancini drejt largimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roberto Mancini drejt dorëheqjes nga posti i trajnerit të Italisë. Sipas mediave sportive italiane, vendimi është marrë tashmë, pavarësisht se Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, po kërkon me të gjitha mënyrat që t’i ndryshojë mendjen.

Pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut, që e la Italinë pa Botëror për herë të dytë radhazi, Mancini ka vendosur të largohet nga detyra, duke drejtuar “axurrët” për herë të fundit në ndeshjen e së martës, ndaj Turqisë.

Mendohet që pasuesi i tij të jetë Fabio Cannavaro, me Marcello Lippin si drejtor teknik.

Share This Article