Turqia njoftoi disa ditë më parë se shumë shpejt do të niste shpërndarjen e makinave të saj “TOGG”, ndërsa kopja e parë iu dorëzua personalisht Presidentit Rexhep Tayip Erdogan.
Mediat turke bëjnë me dije se kopje të tjera të “TOGG” janë dorëzuar jashtë vendit, përkatësisht i është dhuruar Presidentit të Uzbekistanit, Şevket Mirziyoyev dhe atij të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Në ceremoninë e dorëzimit të makinës ishte vetë ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank ai që i la çelësat kreut të shtetit uzbekistanas, ndërsa të pranishëm ishin edhe Rifat Hisarcıklıoğlu, Kryetar i Bordit të “TOGG” dhe ambasadori i Turqisë në Tashkent, Olgan Bekar.
Ceremonia e dorëzimit të “TOGG” u mbajt para Pallatit Presidencial të Uzbekistanit.