Pas Facebook, agjencia ruse e kontrollit të medias bllokon Twitter dhe YouTube

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia shtetërore ruse e kontrollit të mediave “Roskomnadzor” pas Facebook ka bllokuar Twitter dhe You Tube. Këto të treja janë ndër platformat sociale më të njohura në Rusi dhe kanë me mijëra përdorues në gjithë vendin.

Kompania mëmë e Facebook, Meta, thotë se Instagram dhe Whatsapp po punojnë ende. Kujtojmë se presidenti Vladimir Putin më herët njoftoi se ata që përhapin lajme të rreme do dënohen deri në 15 vite burg.

Disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi e kanë përshkruar si ‘pushtim’ ose ‘luftë’ atë që Kremlimi e quan ‘operacion special’ në Ukrainë.

Sakaq, Vladimir Putin ka nënshkruar një projektligj që do të gjobiten ose burgosen ata që bëjnë thirrje për sanksione ndaj Rusisë.

Prej nëntë ditësh Rusia po sulmon Ukrainën ndërsa Vladimir Putin duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Palët do të ulen sërisht në tryezë këtë fundjavë për raundin e tretë të bisedimeve./BBC/

Share This Article